ZYRTARE/ Sulmuesi i Kosovës largohet nga skuadra franceze dhe firmos në… Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2024 | 17:14

ZYRTARE/ Sulmuesi i Kosovës largohet nga skuadra franceze dhe firmos në… Spanjë

Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani do të vijojë karrierën në Spanjë, teksa ka mbyllur kështu bashkëpunimin me ekipin francez të Klermont.  

456380100_534364559159792_8728692772659467255_n

31-vjeçari ka kompletuar së fundmi transferimin te skuadra e Elçes që militon në ligën e dytë spanjolle, duke nisur kështu një aventurë të re. 

Me fanellën e Klermont, Rashani u aktivizua 85 ndeshje, ku arriti të shënonte 13 gola. Për sa i përket përfaqësueses së Kosovës, ai është pjesë që prej vitit 2015 ku ka veshur 27 herë fanellën e dardanëve, duke shënuar 5 gola.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"