ZYRTARE/ Surpriza e këtij sezoni, Vllaznia “blindon” sulmuesin për 3 sezonet e ardhshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 20:58

ZYRTARE/ Surpriza e këtij sezoni, Vllaznia “blindon” sulmuesin për 3 sezonet e ardhshme

Antonio Delaj ka firmosur kontratë të re me Vllazninë, që vlen për tre vitet e ardhshme. Sulmuesit i përfundonte bashkëpunimi me kuqeblutë në fund të sezonit, ndërsa ka vendosur ta zgjasë bashkëpunimin.

Foto/F.Hazisllari

Foto/F.Hazisllari

Është vetë Vllaznia që njofton për kontratën e re me lojtarin që është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2022.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit dhe firmosjen e zgjatjes së kontratës edhe për 3 vitet e ardhshme me futbollistin Antonio Delaj”, shkruan klubi shkodran.

Delaj është dhe një nga surprizat e këtij sezoni te Vllaznia. Kjo pasi në fazën e parë të Superiores ka luajtur thuajse aq minuta sa në gjithë edicionin e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"