ZYRTARE/ Te Vllaznia nisin spastrimet, sulmuesi 21-vjeçar mbyll aventurën me shkodranët
Edlin Randi Esang Matouti nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi shkodran bën me dije se palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje.
Gabonezi numëron vetëm 3 takime për Vllazninë, ku ka dhënë 0 gola dhe 0 asiste. Paraqitjet e dobëta kanë bindur drejtuesit se qendërsulmuesi i ardhur nga Algjeria ishte një dështim total, teksa tashmë 21-vjeçari do të kërkojë një aventurë të re.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:
KF Vllaznia njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Edlin Randy Essang Matouti. Palët kanë rënë dakord për ta ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin e tyre të mëtejshëm. Falenderojmë futbollistin për kontributin e tij për fanellën kuqeblu dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"