Postuar: Shkurt 3, 2025 | 23:07
ZYRTARE/ Tirana shton forcat në sulm para derbit, huazon një lojtar nga kampionati italian
Klubi i Tiranës ka një element më shumë në dispozicion të trajnerit Bledi Shkëmbi për vijimin e sezonit.
Bardheblutë kanë siguruar në formë huazimi sulmuesin 20-vjeçar Amin Tahiri, i cili është rritur në akademitë e futbollit italian dhe ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, duke luajtur së fundmi edhe me atë U21 në miqësoret ndaj Moldavisë në nëntor.
Tahiri është dhënë në huazim deri në fund të sezonit nga klubi i Serisë C, Feralpisalo, për të cilin ai kishte firmosur në muajin shtator. Tani pritet të mësohet nëse lojtari do të jetë i gatshëm për derbin, apo do të vihet nën urdhrat e Shkëmbit në javët në vijim.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"