ZYRTARE/ Titullar i padiskutueshëm te Vllaznia, kuqeblutë rinovojnë kontratën me të preferuarin e Brdariç
Vllaznia ka njoftuar rinovimin e kontratës me Andri Jago. Kuqeblutë kanë zgjatur dhe për një vit kontratën me brazilianin, duke e pasur kështu të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Kujtojmë se 26-vjeçari brazilian u afrua te Vllaznia në fillimin e këtij viti dhe kishte kontratë të vlefshme deri në fundin e sezonit.
Njoftimi i Vllaznisë:
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës edhe me futbollistin Andri Jago. Mbrojtësi i majtë i skuadrës tonë do të jetë i veshur kuqeblu edhe për sezonin 2025-2026”, shkruhet në njoftimin e kuqebluve.
Jago është kthyer në lojtarin e preferuar të Brdariç këtë sezon. Pas portierit Qarri është ai me më shumë minuta në skuadër dhe po ashtu ka nisur çdo sfidë si titullar.
PANORANASPORT.AL
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"