Postuar: Nëntor 12, 2024 | 23:52
ZYRTARE/ Trajneri i ri i djalit të Totit, ishi i Tiranës merr drejtimin e skuadrës së…
Aventurë e re për ish-trajnerin e Tiranës, brazilianin Ze Maria. Pas një periudhe të gjatë larg pankinave, ai është prezantuar tashmë te skuadra italiane e Olbias që militon në Serinë D italiane.
Interesant është fakti se Ze Maria do të jetë trajneri i djalit të Françesko Totit, Kristian Toti, i cili është pjesë e skuadrës së Olbias, që po kalon një moment të vështirë në kampionat, ku në 11 ndeshje ka grumbulluar vetëm 6 pikë, duke u renditur në vendin e 17-të.
Duket se në këtë sezon trajneri brazilian do të ketë objektiv mbijetesën. Në të kaluarën, veç Tiranës, Ze Maria ka drejtuar edhe skuadra si Kastelo, Katanzaro, Ceahlau si dhe ekipe moshash te Parma.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"