ZYRTARE/ Tre javë më parë u largua nga Mançester Junajtid, legjenda Van Nistelroi prezantohet te klubi tjetër i Premier Ligës
Rud Van Nistelroi është prezantuar sot zyrtarisht si trajneri i ri i skuadrës së Leisterit në Premier Ligë, vetëm 3 javë pasi u largua nga drejtimi i Mançester Junajtid ku kishte qenë trajner i përkohshëm në periudhat mes Ten Hag dhe Amorim.
Holandezi ishte në kërkim të një aventurë të re dhe mundësia te Leister është krijuar menjëherë, pasi “dhelprat” shkarkuan trajnerin Stiv Kuper pas sfidave të fundjavës. Holandezi, i cili do të jetë në tribunë për ndeshjen e parë ndaj Brentford të shtunën, ka firmosur deri në vitin 2027 me klubin e ri, ku ka si detyrë fillimisht ta çojë drejt një zonë me të qetë në renditje, pasi aktualisht është shumë pranë asaj të rënies nga kategoria.
“Jam krenar dhe entuziast. Të gjithëve që u flas për Leisterin janë entuziastë. Ata kanë histori të rëndësishme të cilësisë së njerëzve që ka punuar për klubin, mbështetësit dhe padyshim edhe historia e klubit në kohët e fundit është mbresëlënëse”, ishin fjalët e ish-sulmuesit holandez pas zyrtarizimit të sfidës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"