ZYRTARE/ U afrua nga Dinamo, mesfushori firmos me Kukësin deri në vitin 2027
Redon Danaj ka rinovuar kontratën me Kukësin deri në verën e vitit 2027. Verilindorët tregojnë se mesfushori ka bindur stafin dhe konsiderohet një ndër futbollistët më të rëndësishëm në ekip.
Kujtojmë se 24-vjeçari u afrua në Kukës gjatë verës së kaluar, pasi kishte mbyllur bashkëpunimin me Dinamon.
Njoftimi i Kukësit:
“Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me mesfushorin Redon Danaj, për të rinovuar kontratën edhe për 2.5 sezone të tjera!
Në këtë mënyrë, Danaj do të vazhdojë bashkëpunimin me Kukësin deri në verën e vitit 2027.
I afruar këtë sezon në skuadër, Danaj ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm në ekip, duke bindur stafin për rinovimin e kontratës”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"