Postuar: Shtator 13, 2024 | 22:47
ZYRTARE/ U shpall kampion me Tiranën, Totre surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te skuadra e…
Ish-mesfushori kampion i Tiranës, Enur Totre do të vijojë karrierën në kampionatin turk, teksa është prezantuar te Sakarjaspor, që militon në ligën e dytë. U përfol për një rikthim në Superiore, por në fund, 27-vjeçari zgjodhi Sakarjasporin.
Totre ishte në pronësi të Vorsklas në Ukrainë, klub në të cilin u transferua nga Tirana për 250 mijë euro 2 vite më parë.
Pjesën e dytë të sezonit të fundit, mesfushori tetovar e kaloi te Shkëndija, ku u huazua nga ukrainasit e më pas u rikthye sërish këtë verë. Me turqit e Sakarjaspor, Totre ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"