ZYRTARE/ Ka luajtur 14 ndeshje me kombëtaren, Partizani prezanton sulmuesin 26-vjeçar
Dmitri Podstrelov është zyrtarisht lojtari i Partizanit. Ai ka firmosur kontratë për 1 vit e gjysëm me “Demat e Kuq”, teksa është prezantuar ditën e sotme në prani të drejtorit sportiv Arbër Abilialiaj.
Bjellorusi ka mbyllur kontratën me Dinamo Minsk duke iu bashkuar Partizanit si lojtar i lirë, teksa vjen me një eksperiencë të konsiderueshme mbi supe.
26-vjeçari luan si sulmues i djathtë, por mund të bëjë mirë edhe në dy pozitat e tjera të ofensivës dhe si fantazist.
Podstrelov numëron plot 14 paraqitje me kombëtaren bjelloruse, teksa në të shkuarën ka luajtur me klube si BATE Borisov apo Shaktjor Soligorsk. Para dy vitesh ai luante me BATE-n kundër Partizanit në Champions League.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT: