Postuar: Janar 17, 2025 | 21:30
ZYRTARE/ Lushnja gjen mesfushor në Superligën e Kosovës, lagunarët firmosin me 23-vjeçarin
Lushnja gjen mesfushor në Kosovë. Klubi lagunar prezantoi ditën e sotme mesfushorin Gentrit Ulluri. 23-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Malishevës në elitën e futbollit kosovar, ndërkohë që më herët ka veshur edhe fanellën e Vushtrrisë, Feronikelit, Malishevës, Vellaznimit dhe Drenicës.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Lushnja bën me dije se Ulluri ka firmosur kontratën për pjesën e mbetur të sezonit si dhe për sezonin 2025-2026, pra 1.5 vite. 23-vjeçari është bashkuar menjëherë me skuadrën në seancën stërvitore.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"