“Stabiliteti i rajonit të rrezik”- Basha: Do të depozitojmë në Kuvend amendament që nga buxheti i 2024, t’i rialokohen Kosovës 50 milionë euro ndihmë ushtarake

Jan 19, 2024 | 17:11
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një konferencë për media, është shprehur se të hënën do të depozitojnë në Kuvend një amendament të buxhetit, ku do të kërkojnë rialokimin, e 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Kosovën.

kosova

“Ka qenë një javë intensive, me zhvillime që kanë kapluar tv, por zhvillime të thera më të rëndësishme kanë mbetur pa u sqaruar. Nga këto do të veçoja 3.

Gjatë javës që po lëmë pas, është përvijuar dhe më qartë kërcenim që paraqitet paqes dhe stabilitetit në rajon nga revanshizmi i Serbisë në dogmën e botës serbe. Hap i fundit mbetet sulmi në Banjskë, akoma i pa hetuar, por ajo që po vlon në Beograd, sipas deklaratave të lidershipit serb, është armatosja e Serbisë për një revansh në Kosovë. Partnerët tanë strategjikë i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre.

Ndërkohë në Tiranë nuk dëgjon gj tjetër veçse kukuvajkat te kryeministria. Asgjë për interesin kombëtar, dhe kjo është simptomë e një klase politike të shkëputur nga interesi kombëtar.

Opozita ka në dorë jo thjesht të tregojë me gisht plagën, të vërë para përgjegjësisë shkaktarin e kësaj plage, por të kërkojë hapa aktiv.

Të hënë PD do të depozitojë në Kuvend një amendament të buxhetit që u kalua në 7 minuta, ku do të kërkojë rialokimin, e 5 miliardëve të reja ndihmë ushtarake për Kosovën”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura