Statistika/ 10 fakte për sfidën mes çekëve dhe Shqipërisë

Oct 11, 2024 | 8:47
SHPËRNDAJE

Shqipëria dhe Çekia do të përballen sot në orën 20:45. Sfida zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, për raundin e tretë të saj. Më poshtë iu sjellim 10 fakte para kësaj përballje. “Arma” e Shqipërisë është Silvinjo, trajneri që nuk ka humbur në shtëpinë e çekëve.

tuy

Tri ndeshje të luajtura prej vitit 2021, 1 fitore për secilën skuadër dhe 1 barazim. Fitorja e Çekisë është arritur në një takim miqësor.

2. Në takimin e fundit mes tyre, Kombëtarja e Shqipërisë fitoi me 3 gola. Numri mesatar i golave në përballjet mes 2 ekipeve është 3.

3. Çekia ka fituar 5 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi. Praktikisht të gjitha, pas barazimit me Shqipërinë.

4. Silvinjo numëron 1 fitore dhe 1 barazim përballë Çekisë. Trajneri i çekëve, Ivan Hasek, nuk e ka sfiduar asnjëherë Shqipërinë.

5. Shqipëria ka pësuar të paktën 1 gol në 6 ndeshjet e fundit.

6. Çekia ka pësuar të paktën 1 gol në 9 ndeshjet e fundit.

7. Sfida e tretë në Çeki, ku Shqipëria nuk ka fituar asnjëherë përballë vendësve.

8. Numri mesatar i golave në pjesën e parë në takimet mes dy skuadrave është 1.

9. Çekia nuk ka humbur asnjë nga 8 ndeshjet e fundit në shtëpi.

10. Çekia ka shënuar të paktën 1 gol në 12 ndeshjet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura