Statistikat e Empoli-Inter/ Skuadra e shqiptarëve është “preja” e preferuar e zikaltërve

Oct 30, 2024 | 12:08
SHPËRNDAJE

32

* Interi është skuadra që ka fituar më shumë ndeshje kundër Empolit në Serinë A, 25 nga 32 të mëparshmet. 3 ndeshje kanë përfunduar barazim dhe 4 fitore për Empolin. Në 13 ndeshjet e fundit ka fituar 12.

* Interi e ka mbajtur portën të paprekur në 3 ndeshjet e fundit kundër Empolit në kampionat dhe nuk ka arritur kurrë më shumë sesa kaq.

* Zikaltrit kanë mbajtur portën të paprekur në 9 transferta kundër Empolit në kampionat ku kanë arritur 8 fitore dhe 1 barazim. Është një rekord për një rival në transfertë në historinë e Serisë A.

* Në vitin 2024, Empoli nuk ka gjetur golin në 9 nga 14 ndeshjet e luajtura në shtëpi në Serinë A. Është skuadra që ka vuajtur më shumë gjatë këtij harku kohor.

* Interi është skuadra që në vitin 2024 ka fituar më shumë transferta në Serinë A, 10 fitore në 14 ndeshje.

* Empoli nuk ka fituar asnjë nga 4 ndeshjet e fundit të kampionatit.

* Interi ka pësuar 13 gola në këtë kampionat pas 9 javësh, ndërkohë që sezonin e kaluar 13 gola i kishin pësuar në javën e 27-të.

* Asnjë lojtar nga skuadra aktuale e Empolit nuk ka shënuar kurrë gol në Serinë A kundër Interit. D’Aversa, pasi fitoi ndeshjen e parë si trajner kundër Interit në 15 shtatorin e vitit 2018, ka regjistruar më vonë 5 humbje dhe 2 barazime.

* Lautaro Martinez ka shënuar 3 gola në këtë kampionat. Vitin e kaluar pas 9 javësh kishte shënuar 11.

* Në sezonin 2016-2017, Federiko Dimarko ka luajtur 12 ndeshje në Serinë A me fanellën e Empolit, kundër ishskuadrës së tij ka shënuar 3 gola, më shumë se çdo rivali tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura