Statistikat e “Klasikes” në La Liga, Barça dhe Ançeloti vijojnë për rekorde

Mar 19, 2023 | 12:09
SHPËRNDAJE

“Klasikja” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e futbollit botëror, rikthehet sot në La Liga.

real

Janë të shumta analizat dhe parashikimet për këtë përballje edhe pse të bësh një parashikim të këtij takimi nuk është një sipërmarrje e lehtë, duke marrë parasysh rivalitetin mes këtyre dy klubeve. Gazeta “Mundo Deportivo” ka bërë një përmbledhje të disa prej të dhënave më interesante dhe fakteve më kurioze të “Klasikes” në La Liga. Në Spanjë janë të gjithë të bindur se një fitore e Barçës në “Camp Nou” do t’i vinte kapakun titullit në La Liga, teksa një fitore e Realit do të rihapte sërish garën për titullin.

– 5 fitore radhazi të Realit në 6 “Klasiket” e fundit – Barça ka humbur 5 nga 6 përballjet e fundit në La Liga kundër Realit. Katalanasit kanë regjistruar një fitore.

– Dy fitore radhazi të Madridit në “Camp Nou” – Reali i Madridit ka fituar në dy transfertat e fundit në Barcelonë. Vetëm në një rast (janar 1963 – shkurt 1965), Reali numëron tri fitore si vizitor në “Camp Nou”.

– Barcelona nuk ka humbur asnjë takim në shtëpi në La Liga – në 12 takime të luajtura në këtë sezon në fushën e saj, Barcelona ka fituar 10 ndeshje dhe ka barazuar 2 të tjera. Ecuria e dytë më e mirë për Ançelotin në këtë sezon.

– Reali i Madridit nuk mundet prej pesë takimesh radhazi në La Liga në këtë sezon (3 fitore dhe 2 barazime), që është ecuria e dytë më e mirë në këtë sezon. Barça, skuadra që nuk ka pësuar në më shumë takime

– Në 19 nga 25 ndeshjet e luajtura në këtë sezon në La Liga, Barcelona nuk ka pësuar gol, duke vendosur një rekord historik në ecurinë e saj. Reali, skuadra e parë që ka arritur 50 golat

– Madrilenët janë të parë në La Liga që kanë arritur të shënojnë 50 gola në këtë sezon. Ata janë ekipi i pestë në Europë për pritshmëri golash me koeficient 51.1. Para tyre qëndrojnë Paris SG-ja, Siti, Arsenali dhe Bajerni.

Rekord fitoresh 1-0 – Barcelona është skuadra që ka fituar më shumë takime në La Liga me shifrat 0-1 dhe 1-0. Kjo ka ndodhur në 9 takime. Ferran Torres ka shënuar në dy “Klasiket” kundër Realit

– Nëse ai do të shënojë sot në mbrëmje do të bëhet i dyti lojtar në histori që shënon në tri “Klasiket” e para që ka luajtur. I vetmi që e ka bërë deri më tani është Samuel Eto.

Ançeloti, në kërkim të fitores së katërt – Italiani ka fituar 3 nga 7 përballjet në La Liga kundër Barçës. Në rast fitoreje sot do të shkonte në  4 fitore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura