Statistikat e Milan-Leçe/ “Viktima” e preferuar, Leao kërkon golin në “San Siro”

Sep 27, 2024 | 11:55
SHPËRNDAJE

AC-Milan-vs-Lecce

– Milani është skuadra kundër së cilës Leçe ka barazuar më shumë ndeshje në Serie A: 13 nga 36, kompletuar me 21 suksese të kuqezinjve dhe dy fitore të salentinëve.

– “Djalli” ka mbetur i pamposhtur në 24 nga 25 ndeshjet e fundit kundër Leçes në Serie A (13F, 11B), i vetmi sukses për puliezët daton më 1 Prill 2006 (1-0 me një gol nga Aksel Konan).

– Kuqeverdhët kanë mbetur të pamposhtur në dhjetë nga 13 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Milanit në Serie A (1F, 9B), duke gjetur rrjetën në 11 prej tyre.

– Leçe është viktima e preferuar e Rafael Leaos në Serinë A: 5 gola në gjashtë ndeshje, duke përfshirë një dopietë më 23 prill të vitit të kaluar. Leao mund të bëhet lojtari i dytë i Milanit që përfshihet në të paktën 20 gola në dy vite kalendarike radhazi në Serie A në 20 sezonet e fundit, pas Zlatan Ibrahimoviçit (në 2011 dhe 2012).

– Nikola Sansone ka shënuar pesë gola kundër Milanit në kampionat. Kundër asnjë skuadre ai nuk ka bërë më mirë në Serie A (pesë gola edhe ndaj Interit). Leçe mund të bëhet skuadra e katërt e ndryshme me të cilën ai arrin të shënojë kundër Milanit në turne, vetëm një lojtar e ka arritur këtë me më shumë klube në Itali (Enriko Kieza me pesë).

– “Djalli” ka fituar dhjetë nga 11 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Leçes në Serinë A (1B), duke shënuar 32 gola në këtë periudhë (mesatarisht 2.9 për ndeshje) dhe duke pësuar vetëm gjashtë. – Skuadra ku militon Ylber Ramadani ka mbajtur portën e paprekur në dy ndeshje nga pesë të kampionatit. Ata nuk regjistrojnë tri sfida pa pësuar në Serinë A në gjashtë ndeshjet e para që në vitin 2004 me Delio Rosin si trajner.

– Milani ka mbetur i pamposhtur në 15 nga 16 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A (10 F, 5B), duke shënuar në secilën prej këtyre ndeshjeve (37 gola, mesatarisht 2.3 për ndeshje). Humbja e vetme në këtë periudhë erdhi kundër Interit më 22 prillin e kaluar.

– “Djalli” ka shënuar 11 gola në këtë kampionat, në 21 sezonet e mëparshme të Serisë A vetëm në 2020/21 (12) kishte shënuar më shumë gola pas pesë ndeshjeve të para të sezonit në kampionat (14 gola pas ndeshjes së gjashtë të atij turneu).

– Pasi ka fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e mëparshme të ligës (B6, D3), ekipi kuqezi ka arritur të paktën dy suksese radhazi në Serie A për herë të parë që nga periudha midis marsit dhe prillit të vitit të kaluar (pesë në atë rast).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura