Statistikat e Siti-Junajtid/ “Qytetarët” i kanë mundur “djajtë e kuq” 5 herë në 6 sfidat e fundit

Dec 15, 2024 | 10:06
SHPËRNDAJE

gffh– Mançester Junajtid rrezikon që të pësojë humbjen e katërt radhazi në “Etihad” në Premier Ligë dhe kjo do të ndodhte për herë të parë në histori.

– Mançester Siti dhe Junajtid vijnë në një nga format e tyre më të këqija përpara derbit të së dielës. Një humbje në Ligën e Kampioneve ndaj Juventusit të mërkurën ishte goditja e fundit për kampionët e Anglisë, ndërsa Junajtid vjen pas dy humbjeve radhazi në Premier Ligë, kundër Arsenalit dhe Notingem Forestit, pavarësisht se të enjten fituan me përmbysje 1-2 kundër Viktoria Plzenit në Ligën e Europës.

– Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar pesë nga gjashtë derbet e fundit të Mançesterit në Premier Ligë.

– Erling Haland e shijon shumë ndeshjen kundër “Djajve të kuq”. Me nëntë përfshirje në gola (gjashtë të shënuar dhe tre asiste), sulmuesi norvegjez mban që tani rekordin e një lojtari të Mançester Sitit për përfshirjet e tij në gola në Premier Ligë kundër rivalëve të Mançester Junajtid.

– Kampionët e Guardiolës, vijnë si favoritë në këtë ndeshje dhe sipas OPTA-s, ata kanë 57.3% shanse për të fituar derbin, ndërsa Mançester Junajtid i ka ato 22.0%. Por Ruben Amorim shpreson që ta bëjë sërish vetëm pak javë pasi e mposhti skuadrën e Guardiolës në Champions me Sportingun e Lisbonës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura