Bajern aktualisht po lidhet intensivisht me një angazhim për blerjen e Diogo Kosta. Sipas raportimeve aktuale, skuadra e Mynihut ka një pozicion shumë të mirë në blerjen e portugezin. Prej disa kohësh në Bavari po qarkullon emri i Diogo Kostës. Në verën e vitit 2023, 25-vjeçari i Portos u lidh për herë të parë me rekordmenët e Gjermanisë.Për gardianin në fjalë interesohet edhe Barcelona. Megjithatë, sipas asaj që raporton spanjollja “SPORT”, katalanasit nuk kanë shanse të mëdha sesa bavarezët. Arseja për këtë qëndron te fakti se agjenti i portierit i ka thënë drejtorit sportiv të Barçës, Deko, se Kosta preferon një lëvizje në Mynih, përpara blaugranve. Diogo është i lidhur kontraktualisht me Porton deri në vitin 2027, por ka një klauzolë largimi. Kjo duhet të jetë 75 milionë euro. Sipas informacioneve “SPORT”, tarifa aktuale e transferimit është dukshëm më e ulët. Prandaj, portugezët do të ishte e gatshëm të linin numrin “1” të tyre për një shumë prej 40 deri në 50 milionë euro. Vlera aktuale e Kostës në treg vlerësohet në 45 milionë euro.
HEZITIMI PËR RINOVIMIN ME NOJERIN – A do ta zgjasë Manuel Neuer kontratën e tij që skadon me Bajern, apo 38- vjeçari do të mbyllë në vitin 2025? Sipas raporteve aktuale, përgjegjësit në Mynih do të donin të merrnin kohë të mjaftueshme për një zgjatje të mundshme të kontratës. Edhe pse Manuel Nojer nuk pësoi gol kundër Bohum dhe Mainc së fundmi, 38-vjeçarit i është dashur të durojë shumë kritika javët e fundit.
Nga një këndvështrim thjesht statistikor, numri 1 i bavarezëve është një nga portierët më të dobët në Bundesligë këtë sezon. Siç raporton “BILD”, luhatjet në performancë të portierit kanë ngritur dyshime edhe te drejtuesit. Sipas gazetës, ata do të donin të prisnin për zhvillimin sportiv dhe gjendjen shëndetësore të Nojer në muajt e ardhshëm, përpara se të merrnin vendimet përfundimtare në lidhje me një zgjatje të mundshme të kontratës.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al