Vazhdon për te tretën ditë radhazi Komisoni Hetimor për Streilizimin dhe Check Up.
Opozita insiston që në Komision të dëshmojnë kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi. Gjatë fjalës së tij, Petrit Vasili, kërkoi që në Komision të dëgjohet kryeministri Rama.
Vasili iu referua Komisionit për Inceneratorët, në të cilin mori pjesë kryeministri Rama, teksa thotë se Komisionet duhen trajtuar të barabartë.
Petrit Vasili: Desha të qëndroj në këtë pikë, të gjitha kërkesat e parashtruara nga opozita asnjë prej tyre nuk është një kërkesë për ju. Ky është pretendim absurd. Ne kërkojmë të dëgjohet Edi Rama. Kemi ndonjë status inferior ne si Komision Hetimor, ai i Inceneratorit ishte superior? Atëherë erdhi kryeministri. Ku është diferenca. Ne ça jemi komision i nivelit B, C?
Aq më tepër që roli i kryeministrit ka qenë shumë aktiv, pasi çështja penale kishte filluar për të mbrojtur këtë aferë. Dhe ne kërkojmë ta dëgjojmë, nuk bëjmë precedent ne këtu, vetëm nëse Rama nuk i bindet asnjë Komisioni. Ça parlamenti është këtu? Ku është drama këtu? Detyrohet të njohë dhe të respektojë autoritetin e parlamentit. Pse është politike që ju vetëvendosni dy standarde? Ku është politike kërkesa jonë?
Shtyrja e Komisionit nuk është kërkesë politike. Pa mbaruar dëshmitarët jo për fajin tonë, nuk ju fajësojmë as juve, të mbarojmë punë të bëjmë raportin përkatës për kuvendin, kjo do kohë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al