Stoltenberg thirrje Kosovës dhe Serbisë: Përmbahuni nga gjuha dhe veprimet nxitëse që mund të përshkallëzojnë tensionet

Feb 14, 2024 | 13:40
SHPËRNDAJE

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia “të përmbahen nga gjuha dhe veprimet nxitëse që mund të përshkallëzojnë tensionet në rajon”.

Stoltengerg

Në një konferencë për media të mërkurën, Stoltenberg ka thënë se zgjidhja është “dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, midis Prishtinës dhe Beogradit”.

Ai i ka inkurajuar palët të angazhohen me mirëbesim. Stoltenberg ka përsëritur po ashtu se si rezultat i sulmeve dhe dhunës që është parë vjet në Kosovë NATO-ja ka shtuar praninë në Kosovë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura