Mark Fleken u zgjua me dhimbje mëngjesin e ndeshjes me Mançester Junajtidin. Portieri i Brentfordit, i cili u zëvendësua nga Tomas Strakosha, ka pasur shqetësime nga apendiciti dhe kështu vendi është hapur për portierin e Kombëtares shqiptare.
Nga sa raportohet në mediat britanike, Fleken nuk do të operohet, por do të trajtohet me antibiotikë dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Bërnlejt.
Kjo i hap rrugën Strakoshës për të pasur vazhdimësi si titullar në portën e Brentfordit, duke filluar nga ndeshja që do të luhet sot në orën 16:00 për Premier Ligën. Ndërkohë, në miqësoren ndaj Bullgarisë, Strakosha luajti 90 minuta.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al