Strategji e re e Tiago Motas, zbulon formacionin në konferencë: Ja kush luan titullar ndaj Xhenoas

Sep 28, 2024 | 9:38
SHPËRNDAJE

Pas tri barazimeve radhazi me rezultatin 0-0, Juventusi i Tiago Motës kërkon të rigjejë golin dhe fitoren në Marasi kundër Xhenoas. Në prag të kësaj sfide trajneri bardhezi ka treguar pritshmëritë që ka nga skuadra, ndërsa ka zbuluar gjithashtu edhe 11 lojtarët titullarë që do të zbresin në fushë. “Si çdo ndeshje tjetër në Serinë A, do të përballemi me një skuadër të vështirë. Duhet të imponojmë lojën tonë.”

tiago mota

PËRGATITJA- “Ka qenë një javë e mirë pune. Kemi punuar shumë me goditjet nga jashtë zonë, njësoj si me shumë gjëra të tjera. Duhet të shkojmë në sulm me shumë lojtarë për të krijuar situata dhe shënuar.”

VLAHOVIC- “Dushan është duke punuar shumë mirë. Është e qartë që për sulmuesin ka rëndësi që skuadra të ndërtojë mirë lojën nga pas. Duhet ta vendosim në pozita që të finalizojë sa më lehtë. Ai ka nevojë për skuadrën njësoj si ne për të. Ai po bën mirë çdo gjë tjetër.”

PA TIFOZË- “Është mëkat që ndeshja do të luhet pa tifozë, sepse jemi duke folur për sportin më të bukur në botë, ku njerëzit duhet të shkojnë në stadium për të festuar dhe për të parë spektakël. Është një mëkat për të gjithë, për ne, për tifozët, për lojtarë e drejtuesit.”

SULMI- “Nuk jam fare i shqetësuar. Faza ofensive nuk është vetëm një lojtar, por e gjithë skuadra. Kemi bërë një hap të rëndësishëm para në ndeshjen kundër Napolit. Kemi kontrolluar topin ndaj një skuadre të madhe. Duhet t’i krijojmë mundësinë sulmuesve dhe mesfushorëve për të bërë mirë. Duhet të krijojmë hapësira të gjithë si skuadër”.

RIKTHIMET- “Gati është mirë, është një burrë i lumtur. E komplimentoj publikisht atë dhe gruan e tij për lindjen e vajzës, Kamila. Dhimbja në kavilje i ka kaluar dhe do të jetë me grupin, njësoj si Koisensao”.

RINOVIMET- “Mbangula dhe Pinsolio janë dy raste të ndryshme. Mbangula është i ri dhe po na ndihmon shumë. Megjithatë, ai duhet të vazhdojë kështu sepse është vetëm fillimi. Rinovimi i Pinsolios nga ana tjetër është një surprizë edhe për mua. Nuk e njihja më parë, por është një shembull i mirë për grupin edhe pse nuk luan shumë”.

TITULLI- “Ne duam të jemi konkurrues deri në fund. Objektivi ynë është ndeshja e sotme. Do të vendosim të gjitha energjitë tona në dispozicion përballë një skuadre që është shumë e fortë në shtëpi”.

FORMACIONI- “E kam vendosur që tani se kush do të luajë në formacion. Doni ta dini? Këtë herë do t’ua them. Do të luajë Perin, Ruhi, Bremer, Kalulu, Danilo, i cili do të jetë edhe kapiteni. Më pas Faxhioli, Mek’Keni, Kopmeiners, Jilidz, Dushan Vlahoviç dhe Niko Gonzalez”, tha ndër të tjera numri një i stolit bardhezi Tiago Mota.

Përgatiti: OREST FLOKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura