Strategjia/ Çik faktor, Milani mendon rikthimin e mesfushës me tre

Nov 19, 2024 | 10:42
SHPËRNDAJE

Risia nuk është saktë sisht e tillë, sepse zgjidhja tashmë është provuar, me sukses, në Madrid. Nëse ka ndonjë të re, është emri i lojtarit që duket pak befasues. Me mbrojtjen që fut ujë nga të gjitha anët dhe vizitën e Juventusit në Milano, Paulo Fonseka përpiqet të vendosë ndonjë “arnë” ku të mundet dhe përgatitet t’i japë besim Ruben LoftusÇikut, një nga përjashtimet luksoze të trajnerit portugez.

milan

Ideja, e cila në njëfarë mënyre, siç u përmend, pason atë të “Bernabeu”-t, është shtimi i një lojtari në qendër, duke e çuar mesfushën në tre dhe mbi të gjitha, duke shtuar peshë në një repart të brishtë që duhet të jetë mburojë e një reparti akoma më të brishtë. . Pra, me pak fjalë, Loftus i tretë mesfushë në të djathtë(zonë ku ka luajtur Musah), Fofana në qendër dhe Reijnders disi majtas me lejen për të avancuar. Duke shpresuar që jorgani, të paktën këtë herë, të jetë të paktën i gjatë sa për të “mbuluar këmbët”.

TRE NË MES – Sapo ka nisur java që do të çojë në ndeshjen që duhet fituar me çdo kusht kundër bardhezinjve, hapi i fundit për të qëndruar të lidhur me kreun nis nga ky sinjal ndryshimi në skemën e “Djallit”. Fantazisti kaq i dashur nga Fonseka nuk do të përdoret këtë herë dhe nëse ka diçka, do të duhet të jetë vetë Loftus ai që përpiqet të futet mes linjave “armike” në fazën sulmuese. Me Pulisiç që kthehet në sektorin e tij në të djathtë, por edhe ai me lirinë për t’u centralizuar sipas nevojës. Qendërsulmues, padyshim, do të jetë Morata, i cili do të përpiqet të rrëzojë tabunë e Juventusit, skuadër ndaj së cilës nuk ka shënuar kurrë, ndërsa në të majtë të gjithë urojnë të shohin Leaon e daljeve të fundit mes Milanit dhe kombëtares.

MATEMATIKË – Pjesa tjetër e formacionit duhet të jetë e njëjtë si zakonisht: Emerson Rojal në të djathtë, Teo Hernandez në të majtë dhe një çift qendërmbrojtës të formuar nga Tomori i ringjallur dhe i rikthyerit, pa asnjë problem, Gabia. Në portë do të jetë Menja i cili u kthye nga ndeshja mes Francës dhe Italisë me besim në nivele stratosferike pas superpritjes ndaj Kenit. I vetmi ndryshim i mundshëm në një “hartim taktik” që duket i shkruar është përdorimi i Musahut, i cili do të kthehet në grup vetëm të enjten. Gjë që padyshim lë të kuptohet se amerikani do të nisë nga pankina, duke i lënë hapësirë, siç u përmend, mesfushorit anglez. Ndeshja kundër Juventusit, s’ka nevojë të thuhet, është jetike dhe paraprin një javë tjetër shumë të rëndësishme në Champions. Pas një fillimi disi të luhatur të sezonit, është koha që në “Milanello” të bëhet pak matematikë. Me vetëm një siguri: për gabime nuk ka më vend.

dysh

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura