Strehuan në shtëpi vrasësin e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Apelit lë në burg Julian dhe Andrea Kalemin

Oct 4, 2024 | 13:59
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Julian dhe Andrea Kalemi, të cilët dyshohet se kanë strehuar në banesë varësin e biznesmenit Edmond Papa.

edmond-papaok

 

RENEA arrestoi më 28 gusht 48-vjeçarin Andrew Bode dhe miqtë e tij që e strehonin në Memaliaj, Julian Kalemi dhe Andrea Kalemi.

 

Adriatik Kalemi akuzohet për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetisë dhe sportive” dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërsa Julian Kalemi akuzohet për “Përkrahje e autorit te krimit”.

Edmond Papa 49 vjeç, u qëllua në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra.

Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri ndërsa në Tiranë ndodhej për të shoqëruar nënën për disa vizita mjekësore.

 

NJOFTIMI:

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë

Në kuadër të marrjes dhe zbatimit të masave për personat të cilët janë të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, për kryerjen e veprave penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion në rrugë operative se, në banesat e personave nën hetim A (A) alias S. K, dhe J.K strehohet shtetasi me iniciale A.B, person ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurimit me karakter shtrëngues personal “arrest në burg”, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj:

(I)           personit nën hetim me iniciale A (A) alias S. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyesë dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale”, parashikuar nga nenet 278/3 dhe 4, 280, si dhe 287/1 të Kodit Penal.

(II)          personit nën hetim me iniciale J.K, i dyshuar për kryerjen e vepraës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal.

  1. Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, me vendimin nr. 349, datë 29.08.2024, ka vendosur:

– Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë datë 28.08.2024,  ndaj personit nën hetim A (A) alias S. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyesë dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale”, parashikuar nga nenet 278/3 dhe 4, 280, si dhe 287/1 të Kodit Penal.

– Caktimin ndaj personit nën hetim A (A) alias S. K, masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personi nën hetim me iniciale A (A) alias S. K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e paligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit më të butë se “arresti në burg”.

  1. Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, me vendimin nr. 348, datë 29.08.2024, ka vendosur:

 

– Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë datë 28.08.2024,  ndaj personit nën hetim J.K, i dyshuar për kryerjen e vepraës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal.

– Caktimin ndaj personit nën hetim J.K masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personi nën hetim me iniciale J.K i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit, caktimin e një mase  sigurimi më të butë se ajo e “arresti në burg”.

Në përfundim të gjykimit, më datë 04.10.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga Gjyqtare znj. Arta Duka, vendosi:

  1. Miratimin e vendimit nr. 349, datë 29.08.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
  2. Miratimin e vendimit nr. 348, datë 29.08.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

 

 

 

Tiranë, më 04.10.2024

 

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura