Studimi/ Si ka ndryshuar gjatësia e shqiptarëve në 100 vite

Jul 26, 2016 | 20:43
SHPËRNDAJE

Në një shekull (1914-2014) gjatësia mesatare e femrave dhe meshkujve shqiptarë është rritur me 10 centimetra. Këto të dhëna dalin nga një kërkim i realizuar në Britaninë e Madhe.1058

Sipas këtij studimi sot për sot Holanda ka meshkujt më të gjatë dhe Letonia femrat me shtatin më të lartë.

Në katër vendet me gjatësinë më të madhe të femrave bëjnë pjesë Holanda, Estonia dhe Çekia, kurse tek meshkujt janë Belgjika, Estonia dhe Letonia.

Ndryshimin më të madh në 100 vitet e fundit e kanë bërë meshkujt në Iran që janë zgjatur mesatarisht me 16.5 cm dhe femrat nga Koreja e Jugut me 20 cm.

Meshkujt me trupin më të shkurtët rezulton se e ka Timor Lindore, ku gjatësia mesatare është 159.8 cm, ndërsa për femrat Guatemale me 149.4 cm.

Sa i takon Shqipërisë, femrat në vitin 1914 kishin mesatarisht një gjatësi prej 150.2 cm. Në 2014, 100 vjet më pas gjatësia mesatare arrit në 161.8 cm.

Kurse tek meshkujt, 100 vite më parë gjatësia mesatare ishte 160.4 cm, ndërsa tashmë ka shkuar në 170.1 cm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura