Në zonën e Maliqit dhe të Pogradecit, shumë fshatra momentalisht janë pa energji elektrike.
Sipas burimeve për Panorama TV, shkak për këtë situatë është bëre një stuhi me shi të dëndur dhe rrufe.
Më problematike janë zonat në njesitë administrative Vreshtas dhe Libonik në Maliq dhe në Njesinë Dardhas në Pogradec. Ndersa në zonat e tjera energjia elektrike shkëputet dhe rikthehet përsëri.
Ndërkaq edhe në qarkullimin rrugor ka pasur vështirësi për shkak të stuhisë dhe prezencës së shtuar të mjeteve. Por momentalisht nuk evidentohen bllokime të rrugëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al