Moti i keq me reshje dëbore dhe shi të dendur ka “pushtuar” Britaninë gjatë ditëve të fundit.
Stuhia “Bert” siç e kanë emërtuar meteorologët ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për shumë familje në Britani, ndërsa sot janë dhënë alarme të kuqe që paralajmërojnë përmbytje në disa zona, raporton Sky News.
Dhjetëra paralajmërime te kuqe janë lëshuar në të gjithë Uellsin, që do të thotë se priten përmbytje.
Zona më e goditura nga stuhia janë Blackwood në Uellsin e Jugut që tregojnë ujë që buron mbi rrugë.
Janë lëshuar gjithsej 49 paralajmërime, së bashku me 60 alarme më pak serioze për përmbytjet.
Mediat në Britani raportuan dje për një te vdekur nga stuhia.
Shocking pics of landslide at Leenane, Maam, due to storm Bert. #StormBert pic.twitter.com/EsCoh90ngS
— Galway Bay FM (@gbayfm) November 23, 2024
Një burrë rreth të 60-ave u vra mëngjesin e djeshëm në Hampshire të Anglisë, kur një degë peme ra mbi makinën e tij.
Në perëndim dhe veriperëndim të Irlandës, 60,000 shtëpi, ferma dhe biznese janë pa energji elektrike, tha njësia publike ESB.
Shumë rrugë dhe linja hekurudhore u mbyllën ndërsa shërbimet e trageteve u anuluan. Përmbytjet tashmë janë raportuar në Irlandën perëndimore dhe
Sipas Met Office Britanik, në disa zona bora pritet të arrijë në 20-40 cm. Në Angli vazhdojnë reshjet e borës, të shoqëruara me erëra të forta që arrijnë shpejtësinë 130 kilometra në orë.
Aeroporti i Newcastle, në veri-lindje, u mbyll për shkak të borës dhe avionët u detyruan të devijojnë dhe ulen në Belfast ose Edinburg.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al