Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është shprehur se qeveria shqiptare po bën presion ndaj administratës, teksa theksoi se arroganca e pushtetit është shtuar.
Në një intervistë për News24, ai hodhi akuza ndaj kryebashkiakut të Fierit, duke thënë se “Armando Subashi ka katër vite që fute nga dera e pasme e Bashkisë dhe del po nga dera e pasme. Ai i ka humbur kontaktet me qytetarët. Dora e Subashit ka qenë e plotë dhe vazhdon të jetë në të gjitha emërimet, të cilat kalojnë vetëm nga zyra e Bashkisë”.
Luan Baçi: “Arroganca e pushtetit është shtuar. Në Patos ishte një rast alarmante pasi një qytetar u dhunua për të vetmen arsye se nuk kishte pranuar të firmoste në favor të kandidatit aktual që ka kandiduar Rama në Patos. Më në fund organet e drejtësisë e kanë marrë në dorë ngjarjen. Ardhja e kryeministrit u jep fuqi militantëve të ushtrojnë presion sidomos ndaj administratës. Pra nuk mungojnë raste të tilla. Por një tjetër problem është fakti se të gjithë takimet që bëhen janë me administratë punonjës të administratës bashkisë.
Armando Subashi ka katër vite që fute nga dera e pasme e Bashkisë dhe del po nga dera e pasme. Ai i ka humbur kontaktet me qytetarët. Dora e Subashit ka qenë e plotë dhe vazhdon të jetë në të gjitha emërimet dhe kalojnë vetëm nga zyra e Bashkisë. Të gjithë fuqinë Rama ia ka dhënë Subashit. Kandidati i opozitës së Bashkuar është një intelektual, një sipërmarrës i shkëlqyer dhe është i papërzier me politikën”, u shpreh Baçi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al