“Sudja e plakur që ulërin nga maja e pallatit”- Rama thumbon Berishën: Të ishte për këta Shqipëria s’do e bënte kurrë Reformën në Drejtësi

Nov 24, 2024 | 14:50
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kreun e PD-së, Sali Berisha nga takimi në Londër me emigrantët, teksa e ka quajtr “Sudja e plakur që ulërin nga maja e pallatit”.

“Janë tezga të reja dhe vjetra që shesin qilima fluturues si Sudja, Rrapushi, janë po ata, Sudja me fytyra të ndryshme”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se “të ishte për këta Shqipëria s’do e bënte kurrë reformën në drejtësi”.

Edi Rama: Janë tezga të reja dhe vjetra që shesin qilima fluturues si Sudja, Rrapushi. Janë po ata, Sudja me fytyra të ndryshme, Sudja e plakur që ulërin nga maja e pallatit apo Sudja e re që vjen vërdallë duke takuar emigrantë duke thënë “Shqipërinë e bëj unë”.

Të ishte për këta Shqipëria s’do e bënte kurrë reformën në drejtësi, s’do e godiste kurrë korrupsionin pa dallim ngjyrash.

S’do e shihnin që një ministër apo politikan i partisë në pushtet të merrej nga drejtësia, të hetohej dhe të dënohej sepse kurrë nuk e kanë parë shqiptarët që nga krijimi shtetit shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura