Sulm masiv ajror nga Moska drejt Kievit! Rusia godet sistemin energjetik të Ukrainës, vriten 10 persona!

Nov 17, 2024 | 18:14
SHPËRNDAJE

Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror kundrejt Ukrainës në tre muajt e fundit.

raketa 3

Reuters raporton se Rusia lëshoi mbi 120 raketa dhe mbi 90 dronë këtë të dielën ndaj Ukrainës, duke lënë të vrarë 10 persona, ndërsa infrastruktura energjetike ka pësuar dëme të mëdha.

Lajmi për 10 të vrarë dhe dëmtimin serioz të infrastrukturës energjetike u konfirmua nga zyrtarët ukrainas.

Sulmi raketor rus, Kiev, 17 nëntor 2024. REUTERS/Gleb Garanich
Sulmi raketor rus, Kiev, 17 nëntor 2024. REUTERS/Gleb Garanich

Sulmi i kësaj të diele ishte gjithëpërfshirës, ndërkohë që viktimat janë raportuar nga Lviv Perëndim i Ukrainës deri në Dnipropetrovks në juglindje të vendit.

Sulmi raketor rus, Kiev, 17 nëntor 2024. REUTERS/Gleb Garanich
Sulmi raketor rus, Kiev, 17 nëntor 2024. REUTERS/Gleb Garanich

Shërbimi i Urgjencës në Ukrainë tha se sulmi ka shkaktuar dëme të rënda në sistemin energjetik, e për pasojë shumë zona janë pa energji elektrike.

Ukrainasit ishin përgatitur për javë të tëra për një sulm të tillë, që pritej të shkaktonte ndërprerje të gjata të energjisë elektrike dhe të rriste presionin psikologjik pikërisht me fillimin e dimrit.

Ky sulm vjen ndërsa lufta i afrohet ditës së 1000-të që nga pushtimi i plotë i Rusisë (shkurt 2022).

Sulmi raketor rus, Kiev, 17 nëntor 2024. REUTERS/Gleb Garanich
Sulmi raketor rus, Kiev, 17 nëntor 2024. REUTERS/Gleb Garanich

Sulmi i fundit shkakton më shumë presion mbi Ukrainën, ndërsa trupat e Moskës arrijnë fitoret e tyre më të shpejta në fushën e betejës në lindje që nga viti 2022.

sulm raketor

Përpjekja ruse për të kapur të gjithë rajonin industrial të Donbasit vjen pavarësisht se trupat kanë marrë humbje të mëdha, sipas Kievit dhe Perëndimit.

raketa 4

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha tha se sulmet dukeshin se ishin “përgjigjja e vërtetë” e Moskës ndaj liderëve që ndërveprojnë me presidentin Vladimir Putin.

skynews-vladimir-putin-donald-trump_6738752

Ishte një goditje e dukshme ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili telefonoi udhëheqësin rus të premten për herë të parë që nga fundi i vitit 2022.

Megjithëse Scholz i kërkoi Putinit të tërhiqte trupat e tij nga Ukraina, ku ata pushtuan një të pestën e vendit.

Sulmet vijnë gjithashtu vetëm dhjetë ditë pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe u zotua për t’i dhënë fund luftës.

raketa 5

Megjithëse Trump nuk ka zbuluar se si do t’i japë fund konfliktit, ai ka ngritur mundësinë për hapjen e negociatave që do të konkludojnë në përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura