Një burrë ka sulmuar me thikë tre persona në qytetin e vogël të Wolmirstedtit në Gjermani, para se policia ta vriste, kanë njoftuar autoritetet gjermane të shtunën.
Tre personat e plagosur janë në gjendje të rëndë.
Prokuroria shtetërore nga qyteti i Magdeburgut ka thënë se sulmuesi fillimisht ka sulmuar një të ri dhe më pas ka sulmuar persona të tjerë teksa kalonte pranë një shtëpie ku kishte festë me rastin e fillimit të Evropianit.
“Grupi ishte duke parë ndeshjen në një shtëpi private ku i gjeti sulmuesi. Policia reagoi shpejt dhe vrau sulmuesin”, thuhet në deklaratë, siç raportohet nga agjencia gjermane e lajmeve DPA.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al