Një sulm me thikë ka ndodhur në një treg në Londër, duke lënë pas një të vdekur dhe dy të plagosur.
Sipas Policisë Metropolitane, ngjarja ja ndodhur në East Street Market në jug të Londrës.
Një person, i cili besohet të jetë rreth të 60-ave, u arrestua në vendngjarje dhe u dërgua në paraburgim.
Dy personat që u plagosën, një burrë dhe një grua, u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia nuk është në kërkim të askujt tjetër në lidhje me sulmin, por thekson se hetimi i tyre është në një fazë të hershme.
Komandanti Peter Stevens tha: “Tragjikisht, një burrë persona jetën këtë mëngjes dhe oficerët po punojnë shumë për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të ofruar mbështetje për familjen e tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia të sinqerta janë me ta dhe të lënduarit e tjerë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al