Sulm në Holandë, vritet një person dhe plagosen dy të tjerë! Autori bërtiste “Allahu akbar”! Dëshmitarët: Donte të shkaktonte shumë viktima

Sep 20, 2024 | 8:49
SHPËRNDAJE

Një person është vrarë e dy të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në urën Erasmus në Rotterdam të Holandës, raporton “De Telegraaf”.

holande sulme

Policia e Rotterdamit ka bërë të ditur se dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Sipas dëshmitarëve, një burrë ka goditur në mënyrë personat në urë. Ai është lënduar po ashtu dhe është arrestuar. Një numër i madh i policëve shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa është raportuar se një person nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Dëshmitarët thonë se i dyshuari kishte qëllim të qartë “të shkaktonte shumë viktima”. Ata thonë se ai po ecte me dy thika të mëdha dhe se ndërsa sulmonte bërtiste “Allahu akbar”.

Mësohet se i dyshuari përfundimisht arriti të ndalohej nga një instruktor sporti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura