Sulme izraelite në qendër të Bejrutit, raportohet për 22 persona të vrarë

Oct 11, 2024 | 7:19
SHPËRNDAJE

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite në qendër të Bejrutit të enjten është rritur në 22, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.

111

Sipas njoftimit të këtij autoriteti, edhe 117 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Siç bëhet e ditur, një nga sulmet ka goditur një pjesë të një ndërtese banimi tetëkatëshe në zonën e Ras al-Nabaa.

Ndërsa, një sulm tjetër në zonën e Burj Abi Haidar, shembi një ndërtesë të tërë, e cila u përfshi nga flakët.

Nuk është lëshuar asnjë deklaratë nga ushtria izraelite, e cila ka nisur sulme të shpeshta në periferitë jugore të Bejrutit në javët e fundit, teksa sulmet në Bejrutin qendror janë të rralla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura