Ambasada Shqiptare në Izrael, u ka vënë në dispozicion numrat e kontaktit shqiptarëve që ndodhen atje, pas sulmit të Iranit me raketa.
Ambasada u kërkon të kontaktojnë në rast nevoje, ndërsa u sugjeron për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhat në ËhatsApp apo në telefonat celularë.
Njoftimi:
Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael:
Duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit si më poshtë:
+972 544806601
+972 549042813
si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:
Sugjerohet, që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhat në ËhatsApp apo në telefonat celularë.
Ju lutem, vini re se këta numra kontakti janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael.
Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.
Faleminderit!
Çfarë po ndodh në Izrael?
Irani sulmoi Izraelin me raketa balistike më 1 tetor, në përgjigje të fushatës së Izraelit kundër Hezbollahut të Libanit, duke shënuar një përshkallëzim të ri të konfliktit midis Izraelit dhe grupit militant të mbështetur nga Irani.
Zëdhënësi ushtarak i Izraelit, Daniel Hagari, tha se ushtria nuk ishte në dijeni për ndonjë lëndim dhe, rreth një orë pas fillimit të sulmit, tha se tani izraelitët mund të dilnin nga strehimoret. Ai e përshkroi sulmin si serioz dhe tha se do të kishte pasoja.
Një palestinez u vra nga pjesët që ranë nga një raketë e interceptuar, sipas kryetarit të qytetit të Jerikos në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli, dhe policia izraelite raportoi se të paktën gjashtë njerëz u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në një sulm me armë dhe thika në Tel Aviv.
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme ta ndihmonin Izraelin të mbrohej, ndërsa këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, e quajti këtë zhvillim një përshkallëzim domethënës nga Irani.
Irani kishte premtuar se do të hakmerrej për sulmet ajrore izraelite të javëve të fundit që vranë udhëheqësinë e lartë të Hezbollahut në Liban, grupit militant që është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
Bashkimi Evropian e ka futur në listën e zezë krahun e armatosur të Hezbollahut, por jo partinë e tij politike, e cila ka vende në parlamentin libanez. Ndërsa, grupi palestinez, Hamas, është shpallur organizatë terroriste edhe nga SHBA-ja, edhe nga BE-ja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al