“Sulmi fizik në Kuvend po fiton legjitimitet”- Braçe: Benzina e futur në shishe dhe e vendosur në çantë është armë vdekjeprurëse!

Oct 17, 2024 | 11:35
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Erion Braçe ka dënuar aktet e opozitës sot në Kuvend, duke u ndalur te lënda që shpërndau në sallë ligjvënësja demokrate Elda Hoti.

Braçe tha se ishte benzinë dhe shtoi se të hysh në sallë me një lëndë të tillë “tregon se e ke menduar mirë që sulmin fizik e ke bërë vdekjeprurës”.

Ndër të tjera ai kërkoi që ndaj deputetëve të opozitës të ketë qëndrim sipas ligjeve penale të republikës.

“Problemi është në atë anë. Problemi në atë anë ka vetëm një emër që e mban Shqipërinë prej 34 vitesh peng. Çdo hap përpara që hidhet para për këtë vend, ka një akt të dytë që do ta kthejë pas.

Ajo që dua të theksoj një element që po fiton legjitimitet, sulmi fizik. Është gjëja më e ndyrë e reagimit që e ka kafsha dhe nuk mund ta kenë njerëzit. Në këtë sallë sulmi fizik po bëhet agresiv deri në rrezik të jetës. Të vish me shishe benzine në çantë tregon se e ke menduar mirë që sulmin fizik e ke bërë vdekjeprurës, jo për të prishur provat. Benzina e futur në shishe dhe në sallë është armë vdekjeprurës. E ndodhur në një parlament, në zemër të Europës, e tmerrshme.

Nuk e di çfarë do të bëjnë në PE, por të shkosh me shishe benzine është e tmerrshme për prezantimin e këtij vendi.

Pas çdo ngjarje të tillë para këtij Kuvendi, gjëja më qesharake është që bëhen këqyrjet dhe pas tyre nuk bëhet më asgjë. Për akte të tillë, duhet të ketë qëndrim sipas ligjeve penale të republikës”, tha Braçe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura