Sulmi ku u vranë 4 persona, autoritetet amerikane ofrojnë 50 mijë dollarë shpërblim kush jep informacion për kapjen e autorëve

Sep 24, 2024 | 8:47
SHPËRNDAJE

Policia po ofron 50 mijë dollarë shpërblim për këdo që jep informacion që mundëson kapjen e të dyshuarve për vrasjen e katër personave në Alabama të SHBA-së të shtunën mbrëma, raporton “BBC”.

shba alabama

Policia është ende në kërkim të një grupi të personave që dyshohen se kryen sulmin në qytetin Birmingham të Alabamas.

Në atë sulm u vranë katër persona e u plagosën 17 tjerë.

Policia ka thënë të hënën se ende po kërkon të dyshuarit dhe ka ofruar shpërblesë për informata për kapjen e tyre.

Hetuesit kanë thënë se dyshohet se një grup ka shtënë në drejtim të një individi të caktuar.

Të shtunën mbrëma pak para mesnatës një grup i personave raportohet se dolën nga një makinë dhe filluan të qëllojnë në drejtim të një turme njerëzish para se të iknin.

Hetuesit kanë mbledhur mbi 100 gëzhoja të plumbave.  Një grua dhe tre burra janë vrarë në këtë sulm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura