Vajza e Jozefina Topallit, Megi Topalli ka dalë kundër sulmit me salcë që një aktiviste e Lëvizjes për Universitetin i ka bërë ditën e sotme ministres Lindita Nikolla.
Megi Topalli shkruan në “Facebook” se ajo është kundër Ligjit për Arsimin e Lartë por edhe kundër praktikave të tilla protestuese që i cilëson si dhunë.
REAGIMI
Une jam kundra ligjit te arsimit. Kam patur verejtje dje, kam shume verejtje dhe sot, dhe po, jam pro cdo proteste paqesore…por dhunen e refuzoj ne te gjitha format e saj.
Sulmi ndaj Znj. Lindita Nikolla, ministre e arsimit, per mua eshte i shemtuar. Ideja per te qelluar ndaj nje zonje, nje nene, eshte vetem shenje dobesie…nuk eshte kjo gjuha e te rinjve dhe te rejave kunder padrejtesive.
Megjithate une jam dhe kundra ndalimit te kesaj vajze, pavaresisht se nuk bie dakort me sjelljet radikale.
Nuk eshte zonja Lindita e keqja e politikes se sotme.
E keqja ka nje emer- ajo quhet korrupsion.
Aty fillon e keqja, aty e kane rrenjen varferia, droga, papunesia dhe humbja e shpreses.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al