Sulmi në Ankara, publikohet video e momentit kur dy të armatosur qëllojnë në godinën e TUSAS

Oct 23, 2024 | 18:59
SHPËRNDAJE

Katër persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u plagosën pas një sulmi në kompaninë e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë, TUSAS.

arthrou-ourkia

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, e cilësoi shpërthimin si një sulm terrorist dhe tha se dy persona të dyshuar u ndaluan nga autoritetet.

Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes në Industrinë e Hapësirës Ajrore Turke, tregojnë dy burra që qëllojnë me armë brenda ndërtesës.

Ata kane veshur një çantë shpine dhe të armatosur me armë. Ata kanë qëlluar përmes dyerve rrëshqitëse në hyrje të një ndërtese në kompleks.

TUSAS është një firmë shtetërore e armëve dhe teknologjisë së hapësirës ajrore e vendosur në Kahramankazan, rreth 17 milje (28 km) në veri-perëndim të Ankarasë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura