Supersfida ndaj Liverpulit, Kapelo: Milani duhet të mendojë si ekip i madh

Sep 17, 2024 | 20:42
SHPËRNDAJE

Fabio Kapelo nuk e harron Milanin dhe së fundmi ka folur për në një intervistë për “Corriere della Sera”. Italiani mendon se kuqezinjtë janë për të titull dhe u bën thirrje të mendojnë si ekip i madh.

KAPELO-A

“Milani është për titull. Është i detyruar të mendojë si i madh, jo të ëndërrojë. Ka një ndryshim thelbësor midis këtyre dy gjërave: të gjithë mund të ëndërrojnë të bëhen të mëdhenj, të mendojnë si të mëdhenj. Champions-i do të jetë një test i rëndësishëm në këtë aspekt ndaj sfida me Liverpulin do të në tregojë diçka më shumë për atë që do të jetë Milani i së ardhmes”, tha ishtrajneri.

Ai vlerësoi gjithashtu punën e Ibrahimoviçit të cili i doli në mbrojtje duke qenë se ka përvojë të pakët si drejtues. Fjalë të ëmbla nga Kapelo edhe për Paolo Maldini në ndërtimin e skuadrës e cila fitoi titullin dhe sot ka një cilësi të admirueshme.

“Paolo ka bërë një punë për t’u duartrokitur në ndërtimin e ekipit që Fonseka ka sot. Kuqezinjve u duhet një mbrojtës qendre, pasi luajnë në tre kompeticione. Nuk ka nevojë për një zëvendës të Ibrahimoviçit kur ai nuk është në “Milanello”, pasi kuqezinjtë kanë ekuilibrin e tyre dhe është mirë që të ndryshojnë sa më pak të jetë e mundur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura