Detaje të reja janë zbuluar nga organizimi i protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike më 7 Tetor, ku mësohet se synohet “paralizimi” i Tiranës.
Sipas gazetarit Osman Stafa, protestuesit do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas do të shpërndahen në rrugët kryesore të Tiranës duke synuar në këtë mënyrë një bllokim të kryeqytetit.
Por, ende nuk dihet zyrtarisht se ku do të përqëndrohen grupet e protestuesve dhe se sa do të gjasë tubimi.
Ndërkohë policia e Shtetit pritet të angazhojë mijëra efektivë, që përveç se do të marrin në mbrojtje institucionet, do të përpiqen të zhbllokojnë akset rrugore, nëse do të ketë bllokime nga protestuesit.
Raportohet se problemi më i madh mund të jetë ai nga grupet lëvizëse, që do të përbëhen kryesisht nga të rinjtë, që do të qarkullojnë nëpër Tiranë, një skenar ky i provuar pak vite më parë.
Ndërkohë Partia Demokratike ka shpërndarë një fletëthirrje qytetarëve, ku i fton t’i bashkohen protestës.
Përmbajtja e fletëthirrjes:
Një njeri i vetëm, Edi Rama, ka grumbulluar çdo pushtet në duart e veta. Ka asgjësuar zgjedhjet e lira, përmes patronazhistëve, frikësimit dhe blerjes masive të votës
Ka bllokuar prej 11 vjetësh të Reformën Zgjedhore Mohimi i së drejtës për Qeveri asnjanëse Teknike për zgjedhjet e ardhshme, synon deformimin e vullnetit të qytetarëve dhe pengimin me forcë të rotacionit politik.
Edi Rama përdor Parlamentin, drejtësinë dhe mediat për ta ruajtur pushtetin personal.
Mazhoranca në Parlament refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për dorëzimin e bashkëpunëtorëve të Ramës përpara drejtësisë.
Lideri i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbahet në izolim anti-kushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitare. duke e penguar me forcë dhe pa ligj aktivitetin e tij politik.
Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenë në burg, pasi u arrestua me dëshmitar të rremë dy ditë para zgjedhjeve te cilat i fitoi, por Edi Rama, me proces gjyqësor politik i mori mandatin e kryebashkiakut
Javën që shkoi, n/kryetari i Grupit Parlamentar të PD, deputeti Ervin Salianji, u burgos pas një procesi gjyqesor politik, me dëshmitarë të rremë, sepse denoncoi trafiqet e vëllait të ministrit të Brendshëm. Burgosja e një deputeti, pa ligj dhe prova, është mesazh politik për heshtjen e opozites. asgjësimin e saj dhe ekzekutimin e lirisë së shprehjes.
SPAK amniston të gjitha aferat korruptive ku gjendet firmae
Edi Ramës ose ku ai është përfitues. Për interesa mafioze dhe antishqiptare Edi Rama shpalli ne oks Bektashi në Tiranë.
Shtetin Islamik KM u tall me pensonistët duke u premtuar rritje të pensioneve në mars, por vetëm i indeksoi me 1.6%
Të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kunder padrejtësive, me autor të vetëm Edi Ramën
Mospajtimi me padrejtësine eshte mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministrin dhe shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës.
TË HËNËN, MË 7 TETOR 2024,
ORA 18:00
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al