Deputeti Flamur Noka, ka folur për mediat pas situatës së tensionuar në Kuvend, ku deputetët e opozitës hodhën sende të forta dhe i vunë flakën karrigeve të tyre jashtë godinës së Kuvendit.
Noka u shpreh se situata e ditës së sotme do të përsëritet çdo të hënë dhe të enjte kur te zhvillohen seancat plenare, ndërsa i është drejtuar kryeministrit Edi Rama duke thënë: “Ta harrojë se do të likujdojë opozitën”.
Ndër të tjera, Noka akuzoi kryeministrin se po kërcënon deputetët e opozitës, ndërsa theksoi se qeveria teknike është e vetmja zgjidhje.
“Kemi tre vite që Edi Rama na ka hapur luftë. Po e kërcënon me burg këdo që denoncon. Tani burgosi Salianjin, ai zgjidhje shikon kërcënimin me burg këto që denoncon për interesin publik, kushdo që nxjerr lidhjet me krimin kërcënohet me burg”, tha ai.
Noka: Edi Rama duke sulmuar opozitë prej tre vitesh i ka vënë flakët demokracisë, po bën gjithçka për ti vënë flakën Shqipërisë për interesat e tij. Ndaj ne jemi këtu për të kryer misionin tonë që na ka kërkuar populli opozitar kemi tre vite që Edi Rama na ka hapur luftë. Po e kërcënon më burg këdo që denoncon.
Tani burgosi Salianjin, ai zgjidhje shikon kërcënimin me burg këto që denoncon për interesin publik, kushdo që nxjerr lidhjet me krimin kërcënohet me burg. Ta harrojë Edi Rama që mund të dënoj dhe likujdoj opozitën. Opozita është në ball të aksionit, Shqiptarët nuk martojnë një narkoregjim por një qeverisje të denjë, këta nuk janë të denjë për të qeverisur Shqipërinë po për të qeverisur mafjan dhe për të vjedhur.
Ne do t’i dalim zot këtij vendi dhe demokracisë. Të enjte dhe të hënë që do ketë Paralament do jetë si kjo situatë sot. Ne jemi në beteje, qeveria teknikë është zgjidhje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al