Tajfuni Yagi shemb urën, 10 makina përfundojnë në ujë, zhduken 13 persona

Sep 9, 2024 | 13:56
SHPËRNDAJE

Një urë në Vietnam është shembur nga tajfuni Yagi, ndërsa mësohet se 10 makina dhe dy skuter kanë pëfunduar në lumë, tha zv.kryeministri Ho Duc Phoc.

ura vietnam

Të paktën tre persona janë shpëtuar deri më tani, ndërsa 13 të tjerë janë të zhdukur pas shembjes së urës Phong Chau në provincën Phu Tho.

Një pjesë e urës 375 metra është ende në këmbë dhe ushtria është udhëzuar të ndërtojë një urë lundruese sa më shpejt të jetë e mundur.

Yagi, stuhia më e fuqishme e Azisë këtë vit, ka vrarë të paktën 59 njerëz që kur goditi Vietnamin të shtunën, duke sjellë erëra të forta deri në 203 km/h.

Më shumë se 240 persona janë plagosur, ndërsa rreth 1.5 milionë janë ende pa energji elektrike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura