Taulant Balla homazhe për ndarjen nga jeta të Fadil Canajt! Ministri i Brendshëm: Vlerësoj kontributin e tij në Policinë e Shtetit

Aug 6, 2023 | 12:20
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi homazhe në nder të ish drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Fadil Canaj, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Balla la edhe një shënim në librin e ngushëllimeve, ndërsa para gazetarëve vlerësoi kontributin e Canajt në policinë e shtetit.

Balla po ashtu garantoi përkujdesje të vazhdueshme për të gjithë punonjësit e policisë.

“Jam këtu për ti shprehur ngushëllime familjes. Dua ta them qartë që përkujdesja për çdo punonjës i policisë të vazhdojë përgjithmonë. Në këtë moment dhe në këtë ditë të vështirë për familjen Canaj dua ti shpreh ngushëllimet jo vetëm të miat, por të gjithë stafit të ministrisë së Brendshme. I shpreh mirënjohjen për kontributin që ka dhënë në detyrat që ka pasur në kuadër të policisë së shtetit”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura