Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Osmani shkruan se 28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.
“Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!“, shkruan ajo.
Postimi i Vjosa Osmanit
Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.
28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.
28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.
Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari! 🇽🇰🇦🇱
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.alMë 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.
28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.… pic.twitter.com/7s6VcsxZnq
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 28, 2024