“Të bëjmë gjithçka që të jenë ditët e vdekjes së regjimit”- Ina Zhupa reagon pas përjashtimit: Do jemi të pandalshëm, nuk tërhiqemi

Oct 2, 2024 | 19:12
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD, Ina Zhupa është mes deputetëve të opozitës, të cilët u përjashtuan me 40 ditë nga punimet e Parlamentit.

ina zhupa

Në protestën e përditshme të zhvilluar në “Rrugën e Shpresës”, deputetja demokrate u shpreh se ky është një numër që personifikon vdekjen e dikujt, por theksoi se opozita duhet të bëjnë gjithçka që të jenë ditët vdekjes së regjimit.

“Në memorien e çdo qytetari, numri 40 personifikon 40 ditët e vdekjes së dikujt. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të jenë ditët  vdekjes së regjimit, e shfarosjes së atyre që shkelin kushtetutën, e atyre që kanë uzurpuar pushtetin. Ne deputetët e opozitës, në dhe ju qëndrestarët do të jemi të pandalshëm çdo ditë, të pandalshëm në protestën e 7 tetorit, të pandalshëm në çdo cep të Shqipërisë për të motivuar njerëzit”, u shpreh Zhupa, e cila the se “nuk do te terhiqen”.

Kujtojmë që tre deputetë të PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u përjashtuan me dy muaj. Ndërsa Edi Paloka me 10 ditë. 20 deputetë të tjerë me nga 40 ditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura