Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë sjellë në Shqipëri dy helikopterë “Black Hawk”, të cilësuar si më të mirët në botë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasada amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku dhe kanë treguar se për çfarë do të shërbejnë.
Helikopterët e rinj sipas ambasadës, do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.
“Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Haëk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Haëk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al