“Të dashuroj”- Të gjithë prisnin puthjen! Konkurrenti i shpreh ndjenjat banores së BBV, por ajo i pret shpresat: Dua të jemi miq të mirë

Nov 17, 2023 | 11:34
SHPËRNDAJE

Ndërsa të gjithë prisnin puthjen mes dy konkurrentëve të Big Brother Vip Kosova, një gjë e tillë mesa duket nuk do të ndodhë.

alba azemi

Edhe pse Azemi i shprehu ndjenjat Albës duke i thënë se e dashuron, Alba duket e pavendosur në atë se çfarë ndjen, e madje në disa momente i ka thënë se deri në këtë moment e sheh vetëm si shok.

“Më mbet hatri për disa gjëra, sepse jam dashuruar. Ka momente që unë i kam me veten, duhet me i procesu, janë shumë gjëra. E kuptoj pjesën tënde”, tha ai.

alba-azem-595969566

Ajo në anën tjetër i tha se po e bën të ndihet keq dhe të ndihet fajtore për këtë gjë.

“Mua po më bën të ndihem keq, të ndihem fajtore. Po më bën të ndihem sikur jam njeri i keq. Në çdo moment jam treguar e sinqertë me ty, t’i kam bërë gjërat e qarta me fillim. Dua të mbesim shokë të mirë”, tha ajo.

Edhe në bisedat me banorët e tjerë, Alba ka cekur situatën me Azenin.

Ajo ka thënë se në nisje të edicionit të dytë të BBVK-së, kishte një lloj pëlqimi për Azemin, por sipas saj, duke kaluar koha, ajo nuk po gjen përputhshmëri me të.

“Kam pasur pëlqim për Azemin në fillim, për pamje dhe personalitet, por sa ma shumë që e kam njohur e kam pa që është i papërshtatshëm për mua”, ka thënë Alba.

Screenshot-2023-10-26-095926

 “A do t’i fshehësh edhe jashtë, ndjenjat për Azemin?”, ka qenë një pyetje drejtuar asaj.

 “Nuk jam duke i fshehur ndjenjat për Azemin, por nuk kam ndjenja për të. E shoh si shok shumë të mirë, kam afrimitet me të se kam muhabet shumë të mirë me të, por s’e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen, s’jam parashikuese”, ka deklaruar Alba.

Screenshot-3-681x375 auto_xemi1698703418

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura