Të dënuar për trafik droge, arrestohen dy persona në Tiranë me qëllim ekstradimin në Kosovë

Sep 19, 2024 | 9:33
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

arrestim

Këta dy shtetas,  A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 19 gusht 2024, i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve ligjzbatuese kosovare, për t’i ekstraduar këta shtetas, në Kosovë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 17”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh.

Kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Kosovë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Kosovë, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 17”, kapi në Tiranë dhe vuri në pranga shtetasit:  A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 19.08.2024, i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve ligjzbatuese kosovare, për t’i ekstraduar këta shtetas, në Kosovë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mbyllja

Prej rreth dy javësh në rrjetet sociale qarkullojnë informacione të rreme, të cilat kandidati republikan po i përforcon duke i përsëritur, se emigrantët nga Haiti në këtë qytet “vjedhin” dhe “hanë” mace, qen dhe pata.

 

Këto teori kanë nxitur 33 paralajmërime për bomba në Springfield dhe pezullimin e përkohshëm të operacioneve të shkollave.

 

Situata është denoncuar nga guvernatori republikan i Ohajos, Mike DeËine, i cili është distancuar nga Trump dhe kandidati i tij për zëvendëspresident J. D. Vance .

 

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Springfield, Rob Roëe, gjithashtu një republikan, tha në një konferencë për shtyp se çdo vizitë e miliarderit 78-vjeçar në qytet “do të thithte shumë burime”, “kështu që nuk do të më shqetësonte nëse ai vendosi të mos na vizitojë”.

 

Në të njëjtën kohë, Trump tha se ai gjithashtu ka në plan të vizitojë Aurora, Kolorado, pas pretendimeve të tij – të cilat janë provuar të pavërteta – se një bandë venezuelianësh ka marrë nën kontroll një kompleks banesash. Zyrtarët lokalë të Aurora e kanë mohuar këtë pretendim.

 

Emigracioni dominon fjalimet e Trump . Ai i ka quajtur emigrantët “kafshë”, “terroristë” dhe “kriminelë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura