“Të dua në dhomën time”, “Dua të më prekësh kudo”- Dënohet mësuesja që bëri s*ks me nxënësin, zbardhet SMS-të! Kryente marrëdhënie me të miturin kur i shoqi…

Apr 1, 2024 | 13:44
SHPËRNDAJE

McKenna Kindred, mësuese e shkollës së mesme Central Valley në Uashington, është dënuar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj 17-vjeçar gjatë kohës që bashkëshorti shkonte për gjueti.

mc

25-vjeçarja u dënua nga gjykata me një gjobë prej 700 dollarësh dhe mbikëqyrje për 2 vite.

Mësuesja u deklarua fajtore për sjellje të pahijshme me të mitur dhe komunikim për qëllime imorale. Marrëdhënia e saj me nxënësin filloi në qershor 2022, kur adoleshenti i dërgoi sms në Instagram dhe më pas nisën të komunikonin së bashku.

Mësuesja dhe 17-vjeçari kryen marrëdhënie seksuale për herë të parë në nëntor 2022 në shtëpinë e saj, teksa bashkëshorti i 25-vjeçares kishte shkuar për gjueti.

Një muaj më vonë, shokët e 17-vjeçarit zbuluan mesazhet mes tij dhe mësueses.

Në mesazhe mësuesja i shkruante të miturit: “Të dua në dhomën time”, “Kur vajzat e tjera flisnin për ty në klasë, po çmendesha”, “Dua të më prekësh kudo”.

Mësuesja dha dorëheqjen nga detyra në 2023, ndërsa nëna e 17-vjeçarit pretendoi se i biri nuk ishte në gjendje të bënte detyrat dhe ishte dëmtuar nga ana psikologjike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura